Në Shqipëri ka një tendencë që të ketë një 'luftë' mes reperëve të cilët i dedikojnë 'disse' të shumta njëri-tjetrit, dhe një nga konfliktet më të vjetër është ai mes Stresit dhe Noizyt. 

Teksa Arkimed Lushaj i njohur si Stresi u është përgjigjur pyetjeve të ndjekësve të tij në 'Instagram' ka surpizuar me njërën nga përgjigjet. 

"Kush është më i mirë, Noizy apo Skivi,?- e pyet njëri nga fansat. 

"I pari,"- është përgjigjur reperi, duke lënë të kuptojmë se mes tyre është shuar ajo 'lufta' që ka ekzistuar gjithmonë. Mos vallë po përgatisin ndonjë surprizë të re?!