Hailey Baldwin ka paraqitur më 10 tetor kërkesën për vendosjen e mbiemrit të saj të ri ''Bieber'' si markë tregtare. 21-vjeçarja regjistori ''Hailey Bieber'', së bashku me emrin e saj të vajzërisë ''HRB3'', me qëllim krijimin e një linje veshjesh, pasi në aplikacion përzgjodhi kategorinë ''veshje''.

Hailey dhe Justin, u fejuan në korrik vetëm një muaj pas ribashkimit dhe u martuan më 13 shtator. Në të njëjtën ditë ata morën edhe një licencë martese.

Çifti u martua në një gjykatë në qytetin e New York dhe dëshmitari i tyre ishte shoku i këngëtarit, Josh Mehl.