Nusja e nipit të diktatorit Enver Hoxha, Rezarta Shkurta, ka ndarë në rrjetet sociale një foto të rrallë të vogëlushes së saj para disa vitesh, me stërgjyshen.

Hera, vajza e Ermal Hoxhës, në prehrin e Nexhmies dhe krah fotos një dedikim plot dashuri.

Kjo në fakt nuk është hera e parë që Rezarta Shkurta publikon momente afeksioni për familjen e diktatorit pjesë e pandashme e së cilës është dhe ajo. 

Teksa shkruan këto rreshta, Rezi zbulon që Nexhmija thirret me përkëdheli “nëna Mia”.

Ne e kemi shume xhan nena Mian, edhe pse ja marim te gjitha stirolapsat ku ajo cdo dite shkruan, dhe hedh kujtimet e saj me gjyshin e madh @herahoxha.al #Family”, ka shkruar Rezarta në postimin e saj të cilin e ka shoqëruar me zemër.

Por tërheq vëmendjen edhe opsioni i komenteve, të cilin e ka çaktivizuar. Ndoshta i ka paraprirë komentuesve të ndryshëm, që shpeshhere e prishin gojën kur bëhet fjalë për të venë e diktatorit.