Për herë të parë publikisht, e ëma përlot Ilda Bejlerin me mesazhin emocionues

16/05/2019 - 14:11

Ilda e ka pasur gjithmonë të shenjtë familjen dhe jetën e saj private. Vështirë të rrëfejë shumë sa herë është fjala për pikën e saj të dobët, sa herë gjendet në intervista të ndryshme mediatike. Edhe raportin me vëllanë, një prej balerinëve më të njohur të skenave ndërkombëtare, e ka të veçantë dhe do që ta mbajë për vete. Ndërsa me prindërit e sidomos me të ëmën, marrëdhënia është më komplekse dhe unike.

Pasditen e djeshme, nga programi “Rudina” ku ishte e ftuar, gazetarja e njohur sportive, veç projekteve televizive, zbuloi edhe këtë raport të ngushtë që ka me të ëmën, kritiken e saj më të madhe, por në të njëjtën kohë, edhe njeriu i saj më special.

Pasi rrëfeu si është ky raport i ngushtë nënë e bijë, Ilda mori një mesazh emocinues nga e ëma, Lola Bejleri, e cila, për herë të parë publikisht i bëri së bijës një mesazh, që e përloti moderatoren si asnjëherë më parë.

“S’ta priste mendja që do isha unë në video ë? Ilda ka qenë një fëmijë rebel, ka pasur personalitet të fortë dhe ambicioz. Por edhe unë nuk kam qenë nga ato nëna që i lavdërojnë fëmijët dhe i tolerojnë. Kjo ka bërë që ne të dyja të duhemi shumë dhe të tolerojmë shumë. Kjo ka bërë gjithashtu që Ilda të jetë kërkuese ndaj vetes dhe profesionit. Edhe pse është bërë e njohur, Ilda e di që kritikja numër 1 e saj jam unë sepse gjithmonë kam dashur që fëmijët e mi të jenë me këmbë në tokë dhe realistë. Po t’i thoni Ildës që i kemi bërë mamit një video, ajo do të thotë:” Obobo, kushedi për çfarë më ka kritikuar mami”. Dua t’i them Ildës që mami e do shumë, është vajza e ëndrrave të mia dhe mami e ka shpirt”, tha Lola Bejleri në videomesazh.

Ndërkohë që dëgjonte fjalët e së ëmës, moderatorja nuk i mbajti lotët. 

“Është hera e parë që mami del në televizor. Ajo është gjithnjë pas kamerave dhe është kritike e madhe. Gjithmonë e kam konsideruar një njeri special. Më ka mbështetur gjithmonë. Na ka shtyrë të bëjmë diçka në jetën tonë dhe gjërat që dëshironim ne në fund të fundit. Kur kam qenë e vogël, kam qenë me idenë se dobësia e mamit është vëllai, por kur Bledi u largua nisa t’i shoh gjërat ndryshe, vajzat janë dashuri për mamin. Jam shumë e surprizuar nga fjalët e saj”, tha Ilda Bejleri.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Këtë vit, shumë vajza të njohura shqiptare patën fatin që të parakalonin në tapetin e kuq të Festivalit të Filmit në Kanë.

Sezoni i parë i ‘Dua të të bëj të lumtur’ ka qenë i mbushur me histori prekëse dhe emocionuese në të njëjtën kohë, duke ‘gozhduar’ publik

Akuzat për mashtrimin e çiftit zvicerian që e kanë vënë në qendër të vëmendjes reperen Loredana Zefi prej disa ditësh, bënë që ajo të anu

Rihanna ka jetuar në Londër për një vit, në mënyrë të fshehtë.

Mund të keni parë postime në Instagram nga një gala e mbajtur në Kanë me hashtag “#amfAR”, por kjo gala nuk ka lidhje aspak me filmat që

Bizhuteritë dhe aksesorët e këngëtares shqiptare me famë botërore, Rita Ora, të cilat ishin të destinuara për paraqitjen e saj në Festiva

Këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa ka bërë parakalimin e saj në tapetin e kuq të Festivalit të Filmit në Kanë.

Çifti mjaft i dashur për publikun, këngëtarët Alban Skënderaj dhe Miriam Cani, duket se kanë filluar të planifikojnë dasmën.

Ardi Asllani, stilisti që u kujdes për veshjen e këngëtares Jonida Maliqit në "Eurovision" ka zbuluar disa nga prapaskenat e festivalit.