Hidhet në krahët e fansit, këngëtarja e famshme bie nga skena (VIDEO)

18/10/2019 - 13:51

Këngëtarja e famshme, Lady Gaga ka rënë nga skena gjatë performancës së saj të fundit në Las Vegas pasi po mbahej në krahët e një fansi kur të dy rrëshqitën nga skena.

Ajo ftoi një fans të quajtur, Jack t’i bashkëngjitej në skenë dhe u hodh në krahët e tij, por ai humbi kontrollin dhe ranë në dysheme.

Të gjithë menduan se këngëtarja do nxirrej nga skena me ambulancë, por Gaga u kthye të performonte “Million Reasons” së bashku me Jack në krah.

"Është e mahnitshme. Ne e duan njëri-tjetrin aq shumë saqë ramë nga kjo skenë e mallkuar. Ne ramë në krahët e njëri-tjetrit. Jemi si Jack dhe Rose nga Titanic. Mendoj se duhet të pi një çaj pas kësaj."-tha Gaga.

Fansat u shqetësuan për mirëqenien e Gagas, për shkak të sëmundjes së saj por këngëtarja i qetësoi të gjithë pas rënies dhe ngushëlloi Jack, i cili filloi të qante pas incidentit.

"Çdo gjë është në rregull. E vetmja gjë që nuk është në rregull është se kemi nevojë për disa shkallë për tu rikthyer në skenë. Mos u shqetëso, gjithçka është mirë. Nuk është faji yt,"-tha ajo. "A mund të më premtoni diçka? A mund ta falni veten për atë që ndodhi?"

Gaga e ngjiti Jack sërish në skenë dhe i kërkoi të gjithëve që të ishin të mirë me të.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Lajmi se Rudina Dembacaj ka tashmë një histori të re dashurie me një biznesmen, ish-deputet është shndërruar në kryefjalën e mediave.

Këngëtari Aaron Carter ka përfunduar në spital në Florida.

Genta Ismajli është një nga ato këngëtare që jetën e saj private e ka mbajtur larg syrit të mediave rozë.

Rudina Dembacaj pranoi për herë të parë se është drejt divorcit me bashkëshortin e saj Aleks, prej muajit qershor.

3-shja e pandarë e industrisë së filmit janë bashkuar sërish në festivalin e 14-të të filmit në Santa Barbara.

Humbja e të drejtave për këngët e saj të vjetra vazhdon t’i shkaktojë shumë telashe Taylor Swift.

Historia e Brad Pitt dhe Angelina Jolie ka përfunduar prej tre vitesh.

Gjatë vitit të ardhshëm, këngëtarja Pink ka vendosur të shkëputet pak nga muzika që ti përkushtohet më shumë bashkëshortit, Carey Hart dh

Pak javë më parë moderatorja e njohur durrsake Hygerta Sako ndryshoi statusin e saj në Facebook.

I ftuar në emisionin "Glamour Zone", në Rtv Ora, këngëtari Robert Berisha ka folur ndër të tjera për ngjarjen që bëri bujë në fund të ver