Disa ditë më parë Hueyda El Saied u largua nga Shqipëria pasi bëri publike ndarjen e saj nga bashkëshorti për shkak të tradhëtisë.

Këtë mëngjes Hueyda është zgjuar shumë nostalgjike duke kujtuar përsëri ndjesitë negative që përjetoi kur u tradhëtua nga ish-partneri i saj francez, ndërsa në fund i thotë Michelit “qofsh i parajsës”, duke simbolizuar kështu vdekjen shpirtërore të tij tek ajo.

"Është ora 7 e mëngjesit e ndërsa pres me padurim të dëgjoj zërin më me jetë për mua në këtë botë i cili si çdo mëngjes do të më thotë : «Mami eja, u zgjova unë.», por prej disa minutash nuk rresht së kujtuari ata që më kanë «tradhëtuar» (me të dashurën «Zonjën Vdekje»). Dhimbja është aq e madhe sa mund të qaj tërë mëngjesin e drekën bashkë, por zëri melodioz i Gabrielit të sapo zgjuar me dikton që do të bëja më mirë t’i kushtoja vëmendje atyre që kisha ende prane… Ata që adhuroj, që i dua, familjes sime, miqëve (familja që unë kam zgjedhur të kem), ata që vërtet nuk i shoh çdo ditë, por që e dimë sa shumë e duam njëri-tjetrin… Jeta është shumë delikate, koha vrapon dhe çdo minutë është shumë i vyer, ndaj dua ta jetoj kohën e mbetur plot dashuri. Dua t’ju dua ashtu siç e ndjej që më duan aktualisht…

#Gabrieljetaime

#IParajsesqoftshMichelCarcassonne

Mezi po pres që të mbaroj 2017-ta. 2018 do te jetë viti im, e di."