Moderatorja sportive, Hygerta Sako ka treguar se shumë shpejt do ta shikojmë në një tjetër profesion.

Përmes një postimi në Instagram, Sako zbulon se do luajë rolin e fallxhores në serialin "Familja Kuq e Zi" që do të transmetohet së shpejti në Tring.

“Familja Kuq e Zi së shpejti, kush do më hedhë fall, abracadabra”,-shkruan moderatorja.