Ditën e sotme ka nisur sezoni i ri mësimor dhe të shumtë janë vogëlushët që ulen për herë të parë në bankat e shkollës

Emocionet e kësaj dite të veçantë për fëmijët i ka përjetuar edhe balerina Hueyda El Saied, teksa ka çuar të birin në klasë të parë në Luksemburg.

Ajo ka ndarë në profilin e saj në Instagram një foto të Gabrielit me çantën në shpinë dhe ka përshkruar ndjesinë për këtë ditë, duke kuptuar se koha kalon kaq shpejt.

"Dita e parë e shkollës. Gabrieli është i gëzuar, ndërsa mua më kapi një ankth sa që kur u fut në klasë, rrija si statujë tek dera dhe e shihja. Në një moment u hutova aq shumë sa u futa në klasën e tij dhe pyeta: “Gabriel ku e le çantën”, ndërkohë që çanten e tij e kisha unë në dorë. Koha kalon aq shpejt dhe unë e kuptoj këtë teksa shoh Gabrielin të rritet e të më thotë « Mami mjaft më puthe"– shkruan Hueyda krahas fotos.