Ajo është ndër këngëtaret e pakta shqiptare që nuk ka aspak komplekse dhe tregon të vërtetën ashtu sic është.

Ronela Hajati tregon në emisionin "Mos i fol shoferit" në Ora News, se ka qenë fëmijë trazovaç dhe në një moment i ka ikur nënës nga duart dhe ka dalë në mes të autostradës ku i rrezikohej jeta.

"Kam qenë fëmijë që nuk rrija në një vend. Kam qenë 3 vjec në Greqi me të shtëpisë dhe ishte dora e kapur shumë fort sepse e dinin që majmuni i vogël do ikte diku. I thoja mamit gjithë kohës: Ma lësho dorën, babi thotë në një moment, Meri lëshoje atë dorë se u çmend, u tërbua. Sa e liroi pak, kam ikur në mes të autostradës dhe mami erdhi me vrap sepse mendonte se do ndodhte ndonjë aksident, por nuk ndodhi asgjë", tregoi ajo.