Mbrëmjen e djeshme, siç e paralajmëroi dhe kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i ftuar special në shesh ishte Noizy.

Pavarësisht marrëdhënies aktuale mes tij dhe Encës e cila ende vazhdon të jetë e turbullt, reperi tërhoqi dje vëmendjen e të gjithëve gjatë kohës që interpretonte hitin e përbashkët.

Burime për Anabel.al tregojnë se gjatë kohës që nisi të këndonte “Bow Down”, Noizy nuk harroi ta përmendte ish-miken e tij të mirë, por jo ashtu siç mund ta prisnin të gjithë. Duket se të pranishmit e kanë dëgjuar teksa reperi para fillimit të këngës u shpreh se këtë këngë e ka bërë me një vajzë që OTR tashmë i kanë bërë “dalje”, duke na lënë të kuptojmë se nuk paska më asnjë shans që 2 këngëtarët t’i lënë mënjanë hatërmbetjet.

Noizy u kujdes që pothuajse gjatë gjithë këngës ta përfshinte emrin e Encës sa herë kishe mundësi, duke u shprehur më shumë se njëherë se: “Enca na vjen nga mbrapa”.

Sipas burimeve, ai e mbylli këngën me një tjetër koment rreth këngëtares. “Enca duhet të jetë tek 15 katëshi tani, me snajper, gati për sulm”- tha duke qeshur reperi i cili mesa duket e ka kuptuar se dhe shakaja nuk ka kuptim të zgjasë pafund.