Dua Lipa ka mbërritur në Prishtinë për koncertin e radhës e shoqëruar edhe nga i dashuri i saj, Isaac Carey.

Ky i fundit, ka postuar në Instagram një foto ku shënonte vendndodhjen “Prishtinë” ndërsa një komentuese i shkruan “Mirë se vjen në Serbi”.

Pa u zgjatur shumë në debatin që e kanë vijuar më gjatë komentuesit e tjerë, i dashuri i Duas ia kthen: “Gjeografia nuk është pika jote më e fortë”.

Teksa komentuesja i shkruan sërish se “As historia nuk është pika jote më e fortë”, Isaac nuk e ka vijuar më tej debatin virtual me ndjekësen.