Me siguri që kur keni qenë të vegjël pozicionoheshit përballë televizorit dhe ndiqnit me kërshëri programet televizive që Radio Televizioni Shqiptar transmetonte. Bëhet fjalë për gjithë fëmijët pas viteve 90 të cilët janë rritur nën shoqërinë e emisioneve për fëmijë në TVSH, sepse atëherë nuk kishte telefon e iphone. Por një nga emisionet e pëlqyer për ju ka qenë ai për fëmijë i prezantuar nga Manjola Lloja Bushati dhe Romina Ruda.

Manjola kishte peshën më të madhe të drejtimit të emisionit ndërsa flokëverdha pikaloshe, Romina, e plotësonte dhe i jepte akoma më gjallëri programit. Një dyshe vajzash që do të mbahen mend gjatë për lirshmërinë dhe kiminë që kishin në prezantim.

Me kalimin e viteve, Romina pas eksperiencës me Manjolën, u bë ikona e programeve televizive për fëmijë ndërsa Manjolën e identifikohej gjithmonë si prezantuesja e festivaleve për fëmijë në Shkodër.

Nuk i kemi parë prej kohësh dy moderatoret e simpatike, por Kids’ Time ka publikur një foto të tyre, si dukeshin atëher dhe tani. /opinion.al/