Kejsi Mejdini, vajza e këngëtarit të njohur Sabiani publikon shpesh në rrjete sociale foto mjaft provokuese. Jo pak herë këto foto ngjallin reagime pa fund në rrjetet sociale. Vetë Kejsi në disa dalje publike ka pohuar se babai i saj nuk e kritikon për fotot provoukese, madje pjesa më e madhe e tyre kanë pikërisht atë si autor. Kjo duket edhe nga komentet që babë e bijë shkëmbejnë në rrjetet sociale.

Rasti më i fundit ka qenë pikërisht kur Kejsi ka postuar në rrjetet sociale një foto ku e quan veten "Helena e koheve moderne". Një komentuese ka shkruar poshtë fotos "Shoh një plakushe te verdhe", ndërkohë që përgjigjen nuk e ka marrë nga ajo por nga vetë Sabiani.

Ai i është përgjigjur komentues duke i shkruar "te plasi zemra ka edhe keshtu ske ci ben kujdes ke princesha ime se del me humbje".