Aktorja dhe modelja, Kim Porter, ndërroi jetë të enjten në moshën 47-vjeçare, pasi tha se po luftonte me gripin që u shndërrua në pneumoni. Ish-bashkëshorti dhe babai i tre fëmijëve të saj, reperi P. Diddy është i shkatërruar nga ky lajm.

“Diddy është i shkatërruar dhe i shokuar. Ai dhe Kim ishin shumë miq të afërt dhe bashkëpunëtorë kur marrëdhënia e tyre romantike përfundoi”, tha burimi.

Sipas burimit, Diddy besonte se ishin ende një familje. Ajo u gjet e vdekur në shtëpinë e saj të enjten, por shkaku i vdekjes ende nuk është konfirmuar. Shumë nga të famshmit kanë reaguar në rrjetet sociale për vdekjen e aktores, ndërsa shprehin ngushëllimet.