Ajo është gjyshja më e famshme dhe më e dashur nga fansat e nipit të saj dhe jo vetëm. Po flasim për Ijen, gjyshen e aktorit të humorit Bes Kallaku.

Edhe pse ka vetëm pak ditë që ka hapur Instagram, numri i ndjekësve në llogarinë e saj ua kalon edhe vajzave të cilat postojnë gjatë gjithë kohës foto provokuese dhe tërheqëse.

Por duket se Ija e ka marrë seriozisht rrjetin social duke komentuar dhe like fotot e ndjekësve të saj, një ndër të cilët është edhe presidenti i SHBA-së, Donald Trump.

Pas komentit të saj, me nota humori Besi shkruan se Ija po flirton me Trump-in, çka ka shkaktuar të qeshura e plot komente nga fansat e të dyve tashmë.