Ikona e muzikës metal është diagnostikuar me kancer dhe ka nisur trajnimin e sëmundjes. Kitaristi dhe vokalisti Dave Mustaine, i grupit Megadeth, ka deklaruar se ka kancer në fyt dhe se po kalon një periudhë shumë të vështirë.

Këngëtari ka preferuar ta bëjë publik lajmin në faqen zyrtare të grupit dhe aty ka rrëfyer vështirësitë që ka hasur.

Është diçka që duhet të respektohet dhe të vazhdosh përpara – por kam hasur vështirësi edhe më parë. Po punoj fort me doktorët dhe kemi hartuar një plan trajtimi, i cili 90% mendohet se do të ketë sukses. Trajtimi ka filluar tashmë,”– shkruan Mustaine.

Grupi ka anuluar tashmë të gjitha koncertet por po vazhdon të punojë për albumin Dystopia. Dave Mustaine e themeloi grupin Megadeth në vitin 1983, pasi u largua nga Metallica.