Mbrëmjen e djeshme moderatorja Jona Spahiu është martuar në një ceremoni mjaft të bukur.

Ajo kurorëzoi lidhjen e saj disa vjeçare me partnerin e saj Frenklin dhe ndërkohë është në pritje të ëmbël.

Në këtë dasmë nuk munguan kolegë dhe të afërm. Mes tyre ishte dhe moderatorja sexy Ilda Bejleri. Ajo ka ndarë video në rrjetet sociale duke kërcyer mbi tufat me para të hedhura.

Nuk mund të konceptohet një dasmë shqiptare ku nuk hidhen lekë për ata që kërcejnë, nusen dhe dhëndrin.