Ajo është një nga gazetaret sportive më seksi në Shqipëri. Bukuroshja Ilda Bejleri dje ka pasur një ditë të veçantë, pasi festonte ditëlindjen.

Sigurisht që urimet në adresë të saj duhet të kenë nisur sapo ka hyrë data e lindjes, e një të tillë e ka marrë edhe nga shoku i saj Olti Curri. Blogeri durrsak ka hedhur në “Instastory” një foto bashkë me Ildën dhe e uron duke e quajtur yll.

Madje Olti ka publikuar edhe një foto me një buqetë fantastike me lule po në “Instagram”, por pa e specifikuar se kujt ia ka dhuruar. Duke qenë se i ka marrë në të njëjtën ditë që shoqja e tij Ilda festonte, a do të ketë qenë kjo dhurata e tij? Vërtet e bukur duhet thënë…