Gazetarja Ilva Tare feston ditën e sotme ditëlindjen dhe i gëzohet shumë urimeve që ka marrë. Me siguri ndër më të veçantët do të jetë edhe ai që ka marrë nga mikja e saj më e mirë. Bëhet fjalë për Egerta Shehun, e cila është grimierja e saj prej vitesh dhe shoqja e saj më e mirë.

Ajo ka zgjedhur ta urojë Ilvën me anë të një videoje, ku janë bashkangjitur foto të ndryshme me dedikime.

Të kujtohet? Kur kemi qenë trendy? Kur nuk dukeshim që ishim tapë? Kur shëtisnim botën? Në momentet që numërohen në jetë! Dorë për dore. Unë do të bëj makup-in edhe 100 vjet të tjera!”, kanë qenë fjalët e shkruara prej saj.

Mike të tilla dhe fjalë si këto, janë të rralla, ndaj Ilva është vërtet me fat!