Gazetarja Ilva Tare ditën e djeshme ka sjellë në jetë fëmijën e saj të dytë. Ndërsa sot ka publikuar foton e parë të djalit të pagëzuar me emrin Thomas, zgjedhje kjo e babit, Eduart Selami.

Fotoja është shkrepur në momentin që vogëlushi po flinte, ndërsa nuk kanë munguar urimet e shumta për trashëgmitarin e ri të familjes.

“Thomas, bekimi më i ri i familjes”, shkruan gazetarja krahas fotos. 

Lindja e moderatores ishte në maternitetin ‘’Koço Glozheni”. Ilva Tare dhe Eduart Selami, gjithashtu janë prindër të vajzës 2 vjeçare, Melody.