Një incident i frikshëm ka ndodhur gjatë koncertit të këngëtares së famshme Britney Spears. ditën e mërkurë.

Një njeri i çmendur ka hyrë në skenë duke ndërprerë shfaqjen, pak pasi këngëtarja kishte performuar hitin e saj “You drive me crazy”.

Menjëherë, këngëtarja është rrethuar nga trupa e baletit, ndërkohë që forcat e sigurisë kanë kapur personin që ka hipur në skenën e Las Vegasit.