Çfarë po ndodh mes aktorëve…?

Pedonalja e Tiranës njihet ndryshe edhe si “vendparkimi” i aktorëve ku të gjithë sëbashku mblidhen e diskutojnë dhe kështu që s’kishte se si të shpëtonte dot që aty edhe informacioni që mesa duket paska patur shumë përpjekje të qëndrojë i fshehtë e të mos “merrte dhenë” nëpër media.

Nuk dihen ende arsyet dhe rrethanat e ngjarjes, por Inis Gjoni mësohet nga burime të sigurta prej rrethit të ngushtë të aktorëve, se ka hedhur nga dritarja aktorin e njohur Romir Zalla! 

City news raporton se nuk dihet për çfarë dritareje bëhet fjalë, por ngjarja e mbajtur deri tani në heshtje të plotë, mësohet se ka ndodhur një nga ditët e kësaj jave, në Tiranë.