Inva Mula u jep fund thashethemeve për ndarje, publikon foto me burrin

21/07/2019 - 11:33

Pak ditë më parë në mediat shqiptare qarkulloi lajmi se Inva Mula dhe bashkëshorti i saj, Ethem Ramadani i kishin dhënë fund martesës disavjeçare. Por në emisionin “I ftuari” Inva reagoi për herë të parë duke e mohuar një gjë të tillë.

“Unë për këtë lajm nuk jam pyetur fare. Madje, kam qenë me pushime dhe nuk e dija fare që kjo gjë kishte ndodhur. Isha e shkëputur edhe nga telefoni, por një mikesha ime po insistonte duke më telefonuar.

Ajo ma dha lajmin, por unë e anashkalova, pasi po të kërkosh në Google gjen shpesh lajme për ndarjen time. Nuk e di kush e do një gjë të tillë, por nuk ka ndodhur akoma dhe për këtë e siguroj publikun. Unë e anashkalova, por nuk e dija që ky lajm kishte marrë një bujë kaq të madhe”, është shprehur ajo gjatë intervistës.

Ndërsa pak orë më parë sopranoja u ka dhënë fund përfundimisht këtyre thashethemeve duke postuar një foto me bashkëshortin e saj, ku shfaqen të përqafuar dhe të lumtur.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Së fundmi në emisionin "3shat" me Bora Zemanin, Romeon dhe Donaldin ka qenë e ftuar këngëtarja shumë e njohur, Eneda Tarifa.

Bashkëshortja e aktorit të njohur, Gaz Pajës, Ira Seferi është shtatzënë dhe shumë shpejt pritet që ata të bëhen prindër.

Ish-kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli është bërë ditën e sotme gjyshe për herë të parë.

Moderatorja Arbana Osmani është shpesh në qendër të vëmendjes së medias pasi së fundmi po përflitet për lidhjen e saj të re të dashurisë.

Dueti i Era Istrefit me reperin rus Allj, i cili u publikua dy ditë më parë është pritur shumë mirë nga publiku.

Modeja e njohur, Cara Delevingne është përzgjedhur së fundmi të jetë imazhi i kopertinës së revistës "Marie Claire" për muajin shtator 20

Peter Fonda, aktori dhe regjisori i njohur ndërkombëtar i cili mori famë nga roli në filmin"Easy Rider", ka ndërruar jetë në moshën 79-vj

Halle Berry ka treguar që është në formë të mrekullueshme, duke postuar shpeshherë foto në profilin Instagram ku shfaqet sensuale dhe nxj

Pas ndarjes me këngëtaren Miley Cyrus, duket se familja e aktorit Liam Hemsworth nuk dëshiron që ata të kthehen më bashkë.