Irina Shayk: Nuk dua të dukem perfekte

15/07/2019 - 11:20

Irina Shayk nuk dëshiron të duket "e përsosur" gjatë gjithë kohës.

Modelja 33-vjeçare njihet për bukurinë e saj të jashtëzakonshme dhe ka një trup për t'u pasur zili. Por ylli rus zbuloi se ka edhe ditë të këqija të lëkurës dhe flokëve të saj si gjithë të tjerët. Ndërsa u shpreh se nuk ka nevojë të duket gjithmonë në formë të mirë.

"Nuk jam nga ato lloj modelesh që ulet aty dhe dëshiron të jetë perfekte. Nuk jam perfekte. Kam ditë të këqija të lëkurës dhe flokëve të mi. Ndonjëherë nuk dukem si modele. Jam një qenie e vërtetë njerëzore,”-tha Irina. “Nuk jam ai lloj personi që dëshiron të duket bukur. Mendova se do bëhesha mësuese, ose diçka e lidhur me pianon sepse shkova në shkollë muzike për 7 vite. Me të vërtetë nuk e kisha në plan."

Supermodelja është nënë e një vajze 2-vjeçare Lea De Seine me ish-partnerin Bradley Cooper. Asaj i pëlqen që të ketë nën kontroll jetën e saj dhe nuk ka asistente që planifikon çdo gjë për të.

"Njerëzit mendojnë se kam një ekip prej 20 personash. Por do më bënte nervoze nëse dikush do më ndihmonte. Nuk më pëlqen të më ndihmojnë. Më pëlqen që gjithçka të jetë në vendin e vet. Në shtëpinë time gjithçka është e përsosur. Nëse kam nevojë për të vënë një gozhdë në mur ose për të lëvizur një divan, mund ta bëj vetë", shtoi ajo.

Zeshkanja tha se ndihet mirë me trupin e saj dhe se nuk ka lejuar kurrë dikë t'i tregojë sesi duhet ta jetonte jetën e saj gjatë ngritjes në karrierën e modelimit.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Moderatorja e njohur dhe mjaft e dashur e Top Channel, Dojna Mema ka humbur të atin.

Reperi amerikan Juice WRLD ka humbur jetën në moshën 21- vjeçare për shkak të arrestit kardiak.

Eneda Tarifa është fituesja e edicionit të këtij viti të festivalit "Kënga Magjike", një tjetër trofe për Flori Mumajesin, kantautorin e 

Reperi Viktor Paloka, i njohur në skenë si Unikkatil-i ka humbur të atin.

Së fundmi u zbulua në media se këngëtarja shumë e dashur për publikun, Genta Ismajli është në një lidhje me një biznesmen turk.

I ftuar pasditen e sotme në emisionin “Ftesë në pesë” me Bieta Sulon ishte këngëtari  Devis Xherahu dhe partnerja e tij, Ertemiona Mejdan

Në muajin shtator, moderatorja e njohur Jonida Vokshi njoftoi se do të largohej nga “shtëpia e saj” për 10 vite, “DigitAlb”.

Një ditë më parë, këngëtari i njohur Justin Timberlake i kërkoi falje bashkëshortes pas fotove që qarkulluan në rrjet ku ai dhe kolegia e

Mbyllet emisioni "Casa de los 3s" i moderuar nga Dajana Shabani dhe Besmir Metani dhe Hermes Nikaj i njohur si "Zogu i Tiranës", i cili d

Morena Taraka është një ndër personazhet e ekranit që pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit udhëtoi drejt Shqipërisë për t’ju ardhur në ndi