Ish-asistentja akuzon De Niron për ngacmim seksual: Më kërkonte të...

05/10/2019 - 10:08

Robert De Niro i shtohet listës së VIP-ave të akuzuar për sulme seksuale. Një ish-punonjëse e tij, Graham Chase Robinson, e cila ka qenë asistentja e aktorit, pretendon se ai i bënte komente seksuale, tentonte ta prekte pa dëshirë, madje dhe e bullizonte.

Gruaja ka treguar se De Niro shpeshherë i bënte komente vulgare dhe i kërkonte të bënte detyra të tilla si heqja e të brendshmeve, varjen e rrobave dhe pastrimin e banesës së tij. Për këtë shkak ajo kërkon një dëmshpërblim prej 12 milionë dollarësh.

Por këto akuza nuk janë pranuar nga ana e De Niro-s. Vetë avokati i tij është shprehur se asgjë nuk është e vërtetë, por janë thjesht trillime në shenjë hakmarrjeje. Në Gusht aktori paditi gruan pasi kjo e fundit kishte shfrytëzuar postin e saj, duke bërë udhëtime në vende të ndryshme të botës dhe shpenzimet ja faturonte kompanisë se aktorit. Gjithashtu në padi shkruhej se gruaja nuk punonte, madje dhe kur ishte në punë shikonte seriale në Netflix.

Ndërkohë vetë Robinson i ka hedhur poshtë këto akuza, duke thënë se i vetmi qëllim i aktorit është që t’i shkatërrojë karrierën dhe reputacionin e saj.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Karantina nuk paska ndikuar aspak mirë në marrëdhënien e Kim dhe Kanye West.

Janë bërë prindër për herë të parë. Klea Huta dhe Elgit Doda janë bërë prindër të një djali. 

Së fundmi pjesë e protestave në SHBA për vdekjen e George Floyd ka qenë edhe reperi i famshëm botëror Tayga. 

Tashmë u kthyen në traditë intervistat e prestigjiozes ‘Vogue’ me personazhe të njohur, për të zbuluar mënyrat si po e kalojnë karantinën

Mediat amerikane thonë së fundmi se Meghan Markle ankohet se kunata e saj në pallatin mbretëror britanik Kate Middleton, mjafton të kërca

Një vit më parë, aktori i humorit Gaz Paja dhe partnerja e tij Ira Seferi kurorëzuan në martesë dashurinë e tyre.

Zbulohet shkaku i vdekjes së aktorit të Twilight, Gregory Tyree Boyce dhe të dashurës së tij, që u gjetën të vdekur në një banesë në Las

Reperi i njohur Noizy ishte i ftuar mbrëmjen e djeshme në programin “Në kurthin e Piter Pan”, ku foli për fëmijërinë e tij dhe momentin k

Këngëtarja e famshme, Dafina Zeqiri dhe kolegu i saj DJ Geek nisën pak kohë më parë një lidhje dashurie.