Klajda Gjosha ishte e ftuar në studion e “Ftesë në Pesë” me Bieta Sulon, ku ndau emocionet e pritjes së ëmbël për herë të dytë.

Vetëm pak ditë më parë, ish-deputetja konfirmoi lajmin se është shtatzënë dhe se do të bëhet nënë e një vajze. Ndërkohë, gjatë bisedës së sotme ajo zbuloi se është në muajin e gjashtë, edhe pse në pamje të jashtme është shumë e vështirë të vihet re barku i rrumbullakosur.

Klajda tregoi se gjatë gjithë këtyre muajve ka shtuar vetëm 4 kilogramë dhe nuk është aspak e shqetësuar për format trupore, edhe nëse do të shtojë në muajt në vijim.

Sa i përket angazhimit në politikë, ajo pranoi se situata e trazuar nuk e ndihmon aspak në gjendjen që ndodhet, por uron që gjërat të përmirësohen me kalimin e kohës. /tch