Ish e dashura e Harry-t fton familjen mbretërore në dasmë!

20/07/2019 - 17:06

Ish e dashura e Princ Harry, Ellie Goulding pritet që të martohet së shpejti. Sipas “The Sun” këngëtarja e njohur ka ftuar në dasmën e saj Dukeshën Kate dhe Princin William. Gjithashtu është mësuar se në dasmën e Ellie Princeshë Beatrice dhe Eugenie do të jenë të ftuara nderi.

Por çfarë do të ndodhë me Princin Harry dhe Dukeshën Meghan Markle?

Nuk dihet ende nëse ata të dy kanë marrë një ftesë, por mesa duket Harry nuk do të jetë i pranishëm në martesën e ish të dashurës së tij. Këngëtarja e njohur do të martohet me Caspar Jopling dhe në dasmë nuk do të mungojnë as personazhet VIP të ftuar si Rita Ora apo Ed Sheeran.

Princ Harry dhe Ellie Goulding qëndruan bashkë të lidhur për dy vite me radhë, derisa i dhanë fund marrëdhënies në 2014-tën. Ata të dy u njohën gjashtë vite më parë në dasmën e Kate dhe William, ku Harry shoqëronte vëllain e tij, ndërsa Goulding ishte e ftuar si këngëtare. 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Së fundmi në emisionin "3shat" me Bora Zemanin, Romeon dhe Donaldin ka qenë e ftuar këngëtarja shumë e njohur, Eneda Tarifa.

Bashkëshortja e aktorit të njohur, Gaz Pajës, Ira Seferi është shtatzënë dhe shumë shpejt pritet që ata të bëhen prindër.

Ish-kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli është bërë ditën e sotme gjyshe për herë të parë.

Moderatorja Arbana Osmani është shpesh në qendër të vëmendjes së medias pasi së fundmi po përflitet për lidhjen e saj të re të dashurisë.

Dueti i Era Istrefit me reperin rus Allj, i cili u publikua dy ditë më parë është pritur shumë mirë nga publiku.

Modeja e njohur, Cara Delevingne është përzgjedhur së fundmi të jetë imazhi i kopertinës së revistës "Marie Claire" për muajin shtator 20

Peter Fonda, aktori dhe regjisori i njohur ndërkombëtar i cili mori famë nga roli në filmin"Easy Rider", ka ndërruar jetë në moshën 79-vj

Halle Berry ka treguar që është në formë të mrekullueshme, duke postuar shpeshherë foto në profilin Instagram ku shfaqet sensuale dhe nxj

Pas ndarjes me këngëtaren Miley Cyrus, duket se familja e aktorit Liam Hemsworth nuk dëshiron që ata të kthehen më bashkë.