Pak minuta pas publikimit të lajmit për lirimin e Ermal Hoxhës, bashkëshortja e tij, ish-miss-i dhe këngëtarja Rezarta Shkurta publikon nje video. Janë momente pas lirimit, ku Ermal Hoxha mban për dore të bijën.

Videoja shoqërohet me këngën e Alban Skënderaj dhe Miriam Cani “Dhurata”. Rezarta ka edhe një mesazh.

“Familja ime e vockel u bashku! Faleminderit per cdo fjale e mbeshtetje qe kam ndjere nga ju, keto vite te veshtira… Uroj nga zemra per gjithsecilin nga ju, te gjitha urimet qe me keni dhene, tju kthehen ne bekime ne jetet tuaja”, ka shkruar ajo.