Këngëtarja e mirënjohur e muzikës popullore Poni, ka ndarë një lajm të hidhur ditën e djeshme me ndjeësit e saj në Instagram.

Poni ka treguar se një fanse e saj, vetëm 22-vjeçare ka ndërruar jetë. Pak ditë më parë, këngëtarja e kishte vizituar të renë në New York, ku ishte shtruar në spital, të cilës i kishte premtuar se do t'i këndonte në dasmë një ditë.

"U bëre engjëll dhe pse engjëll ishe Alvina, vetëm 22 vjeçe! Kur të takova në spital në “New York” premtova se do të të këndoja në dasmë një ditë! Tre muaj luftove, por nuk ia dole. Ah sikur të ishte me radhë dhe me moshë gjithçka. Prehu në paqe engjëll, këngën tënde te preferuar do ta këndoj sa herë do të kujtoj,"-shkruan Poni.