E ftuar për programin e njohur të Jimmy Fallon, këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Rita Ora ka treguar disa detaje nga eventi madhështor i "Met Gala 2019" ku u paraqit me një fustan të punuar komplet me temina në ngjyrën gold.

Rita ka treguar se ka flirtuar me kamarierët gjatë eventit teksa ishte e shoqëruar gjatë mbrëmjes me këngëtaren e famshme Lizzo.

"E pashë Lizzo-n që po kthente kokën prapa. Aty pastaj kuptova që po flirtonte me kamarierët. Kështu që u përfshiva edhe unë. Ishin dhe shumë të pashëm…".