Artisti Elton Deda dhe e dashura e tij simpatike Adela, kanë pritur gushtin për të nisur pushimet.

Ata kanë tanimë një histori të konsoliduar dashurie e sigurisht që edhe pushimet do i bënin bashkë. Por me sa kuptohet në rrjetet sociale, dyshen nuk i lënë “rehat” miqtë. Eltoni dhe Adela ndodhen në plazhin e bukur të Livadhit, në jug të vendit. Imazhi më i fundit prej tyre, janë disa qofte që po piqen në zgarë. 

Ushqimet në natyrë i kanë, miqtë i kanë, detin e kanë e mbi të gjitha dashurinë e kanë… ç’mund të kërkojë njëriu më shumë nga jeta?! Besojmë se përgjigjja e atyre është: Asgjë!/ revistawho.com