Nuk ka asgjë të keqe të frymëzohesh nga dikush. Madje edhe personat e famshëm marrin ide nga një tjetër person kur bëhet fjalë për veshje në evente të veçanta. Ajo që ra në sy në dasmën e Sarës dhe Ledionit ishte zgjedhja e Lori Hoxhës. Kjo e fundit kishte veshur një kostum, Dolce& Gabbana që kushtoi plot 2950 euro.

Mirëpo të njëjtën veshje më parë e ka pasur edhe ikona italiane, Monica Bellucci. Me siguri Lori është frymëzuar nga ajo. Por gjithsesi ishte një zgjedhje e veçantë dhe të dyjave iu rri shumë bukur.