Këngëtarja shqiptare Era Istrefi do të performojë në finalen e Kupës së Botës Rusi 2018 shoqëruar nga Will Smith dhe Nicky Jam.

Tre këngëtarët e himnit të Botërorit ishin të ftuar në Konferencën për shtyp të FIFA-s, ku këngëtarja shqiptare shkëlqeu me një kosum jeshil me barkun jashtë.

Era ka shpenzuar plot 2251€  për veshjen e saj. Sipas 'Whattheywearin', xhaketa nga Whyte Studio e Erës ka kushtuar 394,75€, atletet Gucci 1,200€, pantallonat 366€ dhe varësja J’adior 290€.

Për paraqitjen finale, Era ka përgatitur një veshje të veçantë këshilluar me shumë stilistë, e cila do ta bëjë atë të duket magjike.