Ditën e sotme më 14 tetor, blogerja e njohur Armina Mevlani dhe djali i ish-Kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzeni po lidhen në fejesë.

Pas disa foto detajesh, Armina më në fund ka publikuar në rrjete sociale veshjen e saj të plotë. Ajo ka zgjedhur për këtë ditë të veçantë një fustan të gjatë deri në fund të këmbëve i dizenjuar i gjithi me motive lulesh. 

Armina duket vërtet magjepsëse në këtë ditë të lumtur për të. Ceremonia e fejesës së tyre është mjaft private dhe numri i të ftuarve nuk arrin më shumë se 30.