Legjenda e filmave Jackie Chan ka sprovuar edhe një fushë tjetër përveç aktrimit. Ai është shfaqur para fansave edhe si këngëtar teksa promovoi albumin e tij të ri me një performancë live në Tajvan.

Chan prezantoi të mërkurën albumin "I Am Me" dhe albumi përmban këngë që i kushton familjes, miqve dhe anëtarëve të ekipit të aktorit, Stunt Team.

“Ky album përmban këngë që praktikisht, janë rrefime të jetës sime. Janë këngë për njerëzit që kam dashur, për ata që janë larguar dhe që s’do ti shoh më kurrë, këngë të kushtuara tim biri e ndonjë gabimi të tij, këngë që i tregojnë atij se nuk duhet të dorëzohet. Unë i këndoj gjithashtu edhe gruas sime, babait e nënës, fansave të mi, miqve, paqes dhe dashurisë universale,”-tha Jakie Chan.

Aktori, i cili është i njohur për rolet në filma, tha se ishte shumë i emocionuar të këndonte disa këngë nga albumi.