Aktorii cili ka luajtur në filmat "Thor" dhe "Terminator: Salvation", Isaac Kappy i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga një urë në Arizona të hënën.

Mediat konfirmuan të martën se aktori 42 vjeçar, u godit nga një kamion, pasi u hodh nga Ura në Rrugën Transwestern ku gjeti vdekjen. 24 orë para vdekjes, Kappy kishte postuar një deklaratë të gjatë në Instagram ku shkruante:

"Unë nuk kam qenë një njeri i mirë, kam qenë abuziv ndaj njerëzve që më donin. Kujdes nga njeriu që nuk ka asgjë për të humbur, sepse nuk ka asnjë për të mbrojtur. Gjatë javës së kaluar, përmes një këndvështrimi që duhet të kishte ndodhur shumë vite më parë, kam arritur në disa përfundime të zymta për karakterin tim. Unë besoja se isha një njeri i mirë. Nuk kam qenë një njeri i mirë. Në të vërtetë, kam qenë një njeri shumë i keq gjatë gjithë jetës sime, kam përdorur njerëz për para. Unë kam tradhtuar shumë njerëz dhe shumë që më besonin. Unë kam shitur drogë. Kam borxhe. Unë kam abuzuar me cigare, drogë dhe alkool".

Kappy ishte një përdorues droge dhe në vitin 2018 u bë subjekti kryesor i mediave pas akuzave se kishte sulmuar vajzën e Michael Jackson, Paris, duke i vënë asaj duart në grykë për ta mbytur gjatë një feste.

Ai po investigohej nga policia e Los Angeles pasi kishte kërcënuar Paris Jackson dhe shumë të famshme të tjera. 42-vjeçari gjithashtu ka akuzuar publikisht Seth Green se është pedofil.