Marrëdhënia e hershme e Jay Z dhe Beyonce-s, e lidhur në martesë 9 vjet më parë, është nga ato të rrallat në showbiz-in amerikan.

Por megjithëse në dukje duket si dashuria perfekte, rreperi amerikan pranon për mediat se në fillim martesa me Beyonce-n nuk ka qenë e ndërtuar 100% në sinqeritet.

Jay Z rrëfen se i është dashur të përballet me vështirësi të ndryshme me divën dhe me kriza në çift. “Forca jonë më e madhe ka qenë që nuk jemi lodhur kurrë të rinisim nga e para”, ka thënë Jay Z.

Diva e muzikës amerikane dhe rreperi kanë 3 fëmijë bashkë, vajzën 5-vjeçare Blue dhe binjakët e ardhur në jetë këtë vit.