Jennifer Aniston ka festuar 50-vjetorin e lindjes dhe është rrethuar nga njerëzit e saj më të dashur.

Midis të ftuarve në festën e yllit të Hollywood-it, ishin ish-bashkëshorti i saj Brad Pitt dhe ish-i dashuri John Mayer. Gjithashtu e ftuar ishte edhe ish-e fejuara e Pitt, Gwyneth Paltrow.

Çifte të tjera në festë përfshinin Katy Perry dhe Orlando Bloom.

Ndërsa mungonte ish bashkëshorti i Aniston, Justin Theroux. Ai dhe Aniston u ndanë një vit më parë, menjëherë pas 49 vjetorit të aktorit.

Por respekti mes tyre vazhdon të qëndrojë. Ndonëse nuk ishte në festë, Justin e uroi për ditëlindje aktoren në një postim në Instagram të hënën.

"I uroj gëzuar ditëlindjen kësaj gruaje të fortë, shumë të dashur, të sjellshme dhe të qeshur. Të dua B.", shkroi ai.