Këngëtarja dhe aktorja Jennifer Lopez ka qenë në qendër të vëmendjes mediatike për shkak të prodhimit të saj më të fundit kinematografik “Hustlers”.

Përveç filmit ajo po komentohet edhe për dasmën e saj me sportistin, Alex Rodriguez, datë të cilën ajo ende nuk e ka vendosur.

E pyetur në një emision televiziv lidhur me detajet e martesës së saj, pasi Alex ishte shprehur më herët se për të arritur në vendndodhjen e dasmës së tyre do të duhej një fluturim i gjatë, J.LO u shpreh:

“Nuk e dimë ende, ndonëse ai vazhdon të japë detaje. Ne po e mendojmë dasmën, por ende nuk kemi një plan konkret për të. Jemi duke menduar shumë vende, por nuk e kemi vendosur ende,”– theksoi Jennifer Lopez.

Megjithatë ajo u shpreh se diçka ishte e sigurt që do të ndodhte në këtë ditë të rëndësishme për çiftin, djali i saj Max pritet t’a  shoqërojë nënën e tij në altar.

Kërkesës së nënës së tij ai i është përgjigjur pozitivisht. Një nga pikat kryesore të lidhjes e aktores Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez është edhe harmonia që ekziston mes fëmijëve të tyre. Ajo ka dy fëmijë nga martesa e saj me këngëtarin Marc Anthony, ndërsa ai dy vajza nga martesa e tij e mëparshme.