Emme Maribel Muñiz, vajza 11-vjeçare e Jennifer Lopez dhe Marc Anthony duket se do të ndjekë hapat e prindërve të saj. Ajo ka trashëguar talentin e prindërve dhe ka një zë të mrekullueshëm.

Këtë gjë e ka treguar JLo përmes një videoje të postuar në Youtube, ku shfaqen prapaskenat për përgatiten e performancën live të këngës "Medicine".

11-vjeçarja hyri në studio gjatë kohës që këngëtarja praktikonte vokalin nën tingujt e pianos dhe më pas i sugjeroi të bijës të këndonte këngën "If i ain't got you", të Alicia Keys.

Ajo që i habiti të gjithë nga kjo performancë e jashtëzakonshme ishte vokali shumë i fuqishëm i Emme! Videoja në Youtube ka arritur rreth 2 milionë klikime dhe të gjithë kanë mbetur të surprizuar nga talenti i vajzës së Lopez.