Jeniffer Lopez ka festuar ditëlindjen dhe në rrjetet sociale ka dokumentuar me foto pjesë nga party me të afërm dhe miq.

Ylli i muzikës vërtet festoi 49-vjetorin, por fiziku i saj është si i një 20-vjeçareje.

Ajo ka postuar në Instagram fotografi ku shfaqet me një fustan jeshil të errët, shumë të shkurtër, duke nxjerrë në pah këmbët e saj të tonifikuara.

Këngëtarja e ka kaluar ditëlindjen në Bahamas, ku në festë kanë qenë të pranishëm fëmijët e saj binjakë si dhe i dashuri i saj Alex, me të cilin ka bërë edhe një foto duke u puthur.