Prej rreth një viti tashmë jeton në Zvicër dhe pikërisht për jetesën atje është pyetur moderatorja Floriana Garo.

Ajo tha në KafeIn se Zvicra ishte vendi i duhur për të rritur vajzën e saj dhe se do te vinte së shpejti ne Tiranë.

Por, për sa i përket jetës në Zvicër, Florjana tha se nuk ishte aq rehat siç duket nëpër intervista, kjo për shkak të mospërshtatjes me kulturën dhe njerëzit atje.

Ajo u shpreh gjithashtu se duhet shumë guxim dhe vendosmëri për sfidat e përditshme të jetës.

Për sa i përket jetës bashkëshortore ajo tha se ishte shumë e lumtur dhe se babai i vajzës është jurist dhe jo personazh publik./In Tv