Këngëtarja kosovare, Rita Ora, ka zbuluar se ka ngrirë vezët e saj.

Rita në emisionin Sunrise të mërkurën foli për dëshirën e saj që të krijojë familje.

"Unë do të bëj së shpejti 27 vjeç, kur kam menduar për këtë moshë në të 20-tat e mia të hershme, kam menduar për fëmijë", tha ajo.

"Unë gjithmonë kam dashur një familje të madhe dhe një mjek më ka sugjeruar ngrirjen e vezëve pak kohë më parë", ka thënë këngëtarja ndër të tjera.