Këngëtarja Jonida Maliqi do të performojë në maj në "Eurovision" me këngën "Ktheju tokës", një këngë që është pritur shumë mirë nga publiku dhe është pretendente për fituese. 

Mirëpo Jonida nuk do të jetë e vetmja shqiptare që do performojë këtë vit në Eurovision. Këngëtarja me origjinë shqiptare, Eleni Foureira ka konfirmuar se do të performojë edhe këtë vit në spektakël. 

"Jam e nderuar të deklaroj se do të performoj në finalen e Eurovisionit të këtij viti. Mezi pres të përjetoj kujtimet e vitit të kaluar. Faleminderit Eurovision për ftesën dhe për një performancë për të cilën nuk jeni gati. Shihemi në Tel Aviv", shkruan Eleni e cila fitoi vendin e dytë vjet në Eurovision me këngën "Fuego".