Johnny Depp anulon të gjitha konferencat për shtyp dhe daljet e tij në media. Kohët e fundit kanë qarkulluar thashetheme mbi shëndetin e aktorit të njohur, sidomos pas daljes së tij në Rusi, ku u shfaq tepër i dobësuar dhe i zbehtë.

Për këtë arsye menaxherët e tij morën një vendim drastik, për të mos rritur më shumë thashethemet mbi aktorin e njohur. “Aktori nuk do të flasë për këtë temë”, shkruan “The Times Magazine”.

Pas kësaj deklarate gazetarët e faqeve rozë mund të kenë më shumë material për të folur në lidhje më shëndetin e Depp. Ndoshta ky është dhe një konfirmim, që diçka nuk shkon me shëndetin e Depp dhe për të cilën ai nuk do të flasë. Ndërkohë aktori vazhdon të shijojë turin e tij dhe të argëtohet.