22/09/2018 - 16:11
Pak ditë pasi u bë nënë për herë të parë, moderatorja Jona Spahiu ka publikuar një video me momentet e ardhjes në jetë të djalit të saj.
I vogli është pagëzuar me emrin Raiden, të cilin siç shpjegon vetë moderatorja, e ka zgjedhur halla e tij. Ndërsa kuptimi i tij është Zoti i Dritës dhe i Vetëtimës.
Video përmban momente nga mbërritja në spital, dhoma e bebit dhe momentet kur Frenkli dhe Jona e mbajnë në krahë për herë të parë.
“Zoti mendoi që ti të ndriçoje jetët tona më 17.09.2018, ndërsa halla deshi që ti të quhesh Raiden, Zoti i Dritës dhe i Vetëtimës. Faleminderit që na prezantove me një tjetër dimension të jetës Raiden Ymeri”, ka shkruar Jona.
/portali DurresLajm/