Jonida Maliqi dhe Romeo fotografohen duke u përqafuar

19/06/2019 - 18:12

Është bërë fiks një muaj që kur doli lajmi se Jonida Maliqi po përjeton një histori dashurie me aktorin Romeo Veshaj!

Thashethemet e para në fakt, nisën në gusht të një viti më parë, kur Romeo Veshaj dhe Jonida Maliqi shiheshin të postonin foto në ambiente të njëjta.

Por këto nuk u morën edhe aq për bazë dhe u duk sikur u harrua e gjithë historia. Në maj “Anabel” risolli në vëmendje raportin mes tyre duke konfirmuar romancën. Media shkruante se 3 vite pas divorcit me ish-partnerin prej 17 vitesh, Gent Prizreni, Jonida Maliqi është në një romancë me aktorin e humorit të “Al Pazar”.

“Iconstyle.al” kontaktoi personalisht me këngëtaren Jonida Maliqi në atë kohë, e cila nuk pranoi të fliste për lajmin duke thënë se nuk dëshiron që jeta e saj private të bëhet publike.

Por në një video të siguruar nga MCN Radio Albania, Jonida Maliqi shihet shumë pranë Romeos. Ata ndodhen në pishinë, të përqafuar dhe duke kaluar disa momente vërtet romantike të filmuara këto ditë të nxehta.

Tashmë prova se Jonida dhe Romeo janë çift, është këtu dhe nuk e dimë sesi do të reagojnë ata për këtë lajm! Ndoshta do të vijojnë të mos flasin për jetën private! Gjithsesi pamjet flasin vetë!

 
 
 
 

 
 
 
 
 
 
 
 
 

 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Prej kohësh, Genta Ismajli është në një lidhje dashurie dhe shumë e lumtur.

Lajmi se Rudina Dembacaj ka tashmë një histori të re dashurie me një biznesmen, ish-deputetin Mark Frroku, i dënuar deri pak kohë më parë

Nuk e ka fshehur kënaqësinë e të qenit edhe këtë vit fitues, por si kompozitor.

Adi Krasta rikthehet sërish në ekran. Këtë herë jo më në Shqipëri, por në një television në Kosovë.

Teksa iu përgjigjet pytjeve të fansave në Instagram, moderatorja Nevina Shtylla ka zbuluar planet e së ardhmes.

Këngëtarja e njohur, Soni Malaj është mjaft aktive me postimet e saj në rrjetet sociale ku vazhdimisht poston foto nga përditshmëria apo

Këngëtarja Ingrit Gjoni është rikthyer pas në kohë duke risjellë në vëmendje fillimet e karrierës së saj.

Pasditen e djeshme në emisionin “Ftesë në 5” ishte e ftuar modelja Klaudia Kalia, ku foli për jetën e saj dhe angazhimet që lidhen me mod

Kantautorja e njohur amerikane Taylor Swift është shpallur si këngëtarja më e paguara në botë për vitin 2019 sipas revistës ‘Forbes’.

Tani që nuk është në politikën aktive, duket se ish-kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli, ka më shumë kohë për të kaluar