Këngëtarja Jonida Maliqi mbrëmjen e djeshme ishte e ftuar në spektaklin “Shiko Kush Luan”, të Luana Vjollcës.

Gjatë spektaklit, së bashku me ministrin e Turizmit dhe Mjedisit zhvilluan lojën “Ndjae ose haje”, dhe do t’u përgjigjeshin pyetjeve të njëri-tjetrit.

E pyetur nga Klosi se cila është këngëtarja që vishet më keq dhe nuk ka stil, Jonida ka thënë se është Enca.

“Nuk kam asgjë personale, thjesht vizuale”,- ka shtuar më tej Jonida.