Këngëtarja shumë e dashur për publikun dhe ndër më të komentuarat në media, Jonida Maliqi është treguar gjithnjë e rezervuar për jetën private.

Mirëpo, ditën e djeshme Jonida ka postuar një foto të motrës së saj duke i kushtuar një dedikim.

"Gjysma ime më e mirë", shkruan Jonida për të motrën, Xhilda, e cila duket si versioni biond i këngëtares.

Madje të dy motrat mesa duket janë fashionista, pasi edhe Xhilda shfaqet e veshur shumë stylish. 

Jonida ka një marrëdhënie shumë të ngushtë me motrën e cila jeton jashtë vendit, gjë që e ka treguar në shumë intervista.