Kush nuk e mban mend personazhin aq tërheqës të Mimoza Llasticës? Vajza e vogël tekanjoze, që i jep mësim të gjithë fëmijëve të përkëdhelur…

Mbase jo gjithkush e di që emri i saj i vërtetë është Zhaklina Dhimojani, sepse edhe sot e kësaj dite vazhdojnë ta quajnë me emrin e personazhit Mimoza Llastica.

E larguar që në vitin 1990 nga Shqipëria, publiku nuk e njeh më portretin e saj, por sigurisht që mban mend mirë, vajzën llasticë që ajo interpretonte në një prej filmave më të dashur shqiptarë.

Askush nuk do ta besonte që ajo i ka kaluar të pesëdhjetat e me krenari mund te themi qe Zhaklina është një nga femrat më të bukura shqiptare.

Aktorja jeton në Bernë të Zvicrës së bashku me bashkëshortin jurist dhe vajzën e saj Alexa. Ajo tashmë është shkëputur nga bota e kinemasë dhe ka marrë një drejtim komplet tjetër, duke punuar fillimisht si përkthyese në zyrën Federale të Refugjatëve në Itali dhe më pas e angazhuar si organizatore e koncerteve me muzikë klasike në Zvicër.